Ziadin Sela uron fillimin e vitit rë ri shkollor





Fillimi i vitit të ri shkollor sot prek zemrat e çdo familje. Uroj që çdo fëmijë që sot merr çantën në krah të ndiejë se nuk është vetëm, se prapa tij qëndron dashuria e prindërve, përkushtimi i mësuesve dhe shpresa e një populli të tërë. Qoftë ky vit i mbushur me dritë, guxim dhe gëzim të vërtetë.
Shkolla është vendi ku fëmija ynë mëson të flasë me krenari gjuhën e nënës, të njohë historinë e gjyshërve dhe të rritet me ndërgjegjen se i përket një kombi që nuk e ka lejuar kurrë të harrohet. Mësuesit tanë nuk japin vetëm mësim; ata mbajnë në duar ëndrrat e fëmijëve tanë dhe u japin atyre krahë.
Si shoqëri kemi një përgjegjësi që nuk na falet. Sfidat në arsim janë të rënda, por më e rënda do të ishte të rritnim një brez të huaj ndaj vetes. Nuk kemi të drejtë t’u lëmë fëmijëve tanë shkolla të ftohta, libra të dobët dhe një të ardhme të pasigurt.
Le t’i duam ata jo vetëm me fjalë, por me vepra. Uroj që ky vit t’u sjellë fëmijëve tanë dije, dinjitet dhe besim se e ardhmja u takon atyre. Urime nga zemra

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo