Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht ndaj disa thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të qartë se është mirë dhe se informacionet e shpërndara për të nuk janë të vërteta.
“Jam shumë mirë, e shëndetshme dhe e lumtur. Thashethemet që po qarkullojnë për shëndetin tim janë 100% të rreme”, ka shkruar Xheneta.

Ajo ka shprehur gjithashtu zhgënjimin për faktin që çështje të ndjeshme, si shëndeti i një personi, përdoren për të krijuar spekulime dhe diskutime publike.
“Është e trishtueshme që disa njerëz zgjedhin ta bëjnë shëndetin e dikujt tjetër temë bisede dhe të përhapin informacione të pavërteta”, ka vijuar ajo.
Xheneta u ka bërë thirrje atyre që po spekulojnë rreth saj që të ndalojnë, duke ritheksuar se gjendja e saj është e mirë.
“Merruni me jetën tuaj, e imja është më se në rregull”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Xheneta ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë masa ndaj personave që, sipas saj, po përhapin informacione të rreme.
“Sa për ata që po i përhapin këto gënjeshtra, do të merren masat e duhura”, ka përfunduar ajo.
Me këtë reagim, Xheneta Fetahu ka synuar t’u japë fund spekulimeve rreth gjendjes së saj shëndetësore, duke theksuar se është mirë dhe se pretendimet që po qarkullojnë nuk qëndrojnë.