Vdes këngëtari i famshëm grek, Giorgos Mazonakis

Këngëtari i njohur grek, Giorgos Mazonakis, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare, shkruan CNN.gr, trasnmeton Express

Këngëtari i njohur i muzikës popullore thuhet se është dërguar në spital me ambulancën e EKAB në gjendje jashtëzakonisht kritike dhe pavarësisht përpjekjev të mjekëve, nuk ka qenë e mundur ta rikthejnë në jetë.

Kush ishte Giorgos Mazonakis?

Giorgos Mazonakis lindi më 4 mars 1972 dhe u rrit në Nikea, Pire, por me origjinë ishte nga Sitia, Kretë.

Ai u rrit duke dëgjuar këngë klasike popullore nga zëra si Stratos Dionysiou, Yiannis Parios, Marinella, Haris Alexiou, por edhe shumë rock të huaj. Shumë shpejt, në moshën vetëm 15 vjeç, ai e kuptoi se ajo që donte vërtet ishte të bëhej këngëtar profesionist.

Ai këndoi për herë të parë në një klub nate në Patra, ku Universal Music (atëherë Polygram) e zbuloi në verën e vitit 1992.

Albumi i parë i Giorgos Mazonakis u publikua në vitin 1993 dhe ishte “Midnight and Something”.

Vitin pasardhës, albumi “Me ta matia na to les” e dërgoi atë në krye të top listave me hitet “3 to proy”, “Anikho se mēna” dhe “Mi mou tserais”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo