Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor në Iran: Mund ta godasim shumë shpejt





Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj objektit të fortifikuar iranian Pickaxe Mountain, pranë kompleksit bërthamor të Natanzit.

Trump u shpreh se objekti mund të jetë një nga objektivat e radhës të SHBA-së, në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit vijojnë të jenë të larta.

Ukraina dhe Rusia drejt negociatave të reja/ Budanov: Bisedimet mund të rifillojnë në fund të shtatorit
Pickaxe Mountain është një strukturë e ndërtuar thellë nën tokë dhe përmban dy komplekse tunelesh.

Vendndodhja e saj pranë Natanzit dhe fortifikimi i objektit e bëjnë atë një objektiv të vështirë për t’u goditur.

Sipas raportimeve, Trump ka thënë se SHBA mund ta godasë objektin “shumë shpejt”, duke lënë të hapur mundësinë e një tjetër operacioni ushtarak kundër infrastrukturës bërthamore të Iranit.

Paralajmërimi vjen ndërsa programi bërthamor iranian mbetet në qendër të përplasjes mes dy vendeve. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë se ende nuk është në gjendje të përcaktojë plotësisht gjendjen e disa objekteve iraniane pas goditjeve të mëparshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo