Tragjike në Shkup: Burrë dhe grua gjenden të pajetë në një apartament





Dy shtetas nga Taivani, një grua 50-vjeçare (Ç.T.J.) dhe bashkëshorti i saj 37-vjeçar (Sh.L.F.), janë gjetur të vdekur në një banesë në lagjen Cërniçe të Shkupit, në ndërtesën e njohur ku ka jetuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Viktimat u gjetën rreth orës 13:50 nga vajza e gruas (N.M.), e cila vetëm pak orë më parë, në orën 00:49 të 2 shtatorit, kishte denoncuar zhdukjen e tyre në polici.

​Prania e madhe e forcave policore dhe mjeteve funerale shkaktoi shqetësim te fqinjët, të cilët nuk kishin informacion se çfarë kishte ndodhur me saktësi. Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi ngjarjen për mediat dhe bëri me dije se gjatë këqyrjes paraprake nga mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore nuk janë vërejtur shenja të dukshme dhune në trupat e të ndjerëve. Trupat janë dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo