Një incident dramatik është regjistruar në jug të Libanit, ku një sulm ajror izraelit ka goditur shumë pranë një ekipi mediatik që po raportonte drejtpërdrejt nga zona.
Në pamjet e publikuara shihet shpërthimi i fuqishëm vetëm pak metra larg gazetarit të televizionit libanez Al-Manar dhe kameramanit që ndodhej me të.
Pas shpërthimit, një re e madhe tymi mbulon zonën, ndërsa dy anëtarët e ekipit detyrohen të largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportimeve, gazetari dhe kameramani kanë mbetur të plagosur, por gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë e mirë.
Incidenti ndodhi në një periudhë të tensionuar në jug të Libanit, ku ekipet mediatike po përballen me rrezik të lartë gjatë raportimit nga zonat e konfliktit.
Rreziku për gazetarët në Liban është evidentuar edhe më herët gjatë konfliktit. Në mars të vitit 2026, një sulm izraelit në jug të vendit vrau tre gazetarë, ndërsa ushtria izraelite deklaroi se njëri prej tyre ishte objektivi i goditjes.
Pamjet e fundit rikthejnë në vëmendje kushtet ekstreme në të cilat gazetarët po raportojnë nga terreni dhe rrezikun që u kanoset gjatë mbulimit të zhvillimeve në zonat e konfliktit.
WATCH: A Lebanese reporter was injured yesterday during a live broadcast while covering an Israeli strike in Nabatieh.
He was a bit too close to the site of the strike.
He is in stable condition. pic.twitter.com/QeRiisfWjq
— Clash Report (@clashreport) September 7, 2026