Shokuese në Kumanovë, fëmijët në rrezik?! Një tjetër 3-vjeçar helmohet, 7 raste në vetëm një muaj!





Alarmante janë të dhënat e fundit nga rajoni i Kumanovës. Një tjetër fëmijë është helmuar nga substanca e rrezikshme, duke e çuar në shtatë numrin e rasteve të helmimit të fëmijëve brenda vetëm një muaji.

Rasti më i fundit ka ndodhur më 4 shtator. Një fëmijë vetëm tre vjeç, nga një fshat i Kumanovës, është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës pasi është helmuar me insekticide.

Policia është njoftuar rreth orës 17:30 nga spitali, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shifrat e fundit kanë ngritur shqetësim të madh, ndërsa mjekët u bëjnë apel prindërve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me insekticidet, pesticidet dhe substancat e tjera të rrezikshme, të cilat duhet të mbahen larg fëmijëve.

Shtatë raste në një muaj – një shifër që nuk mund të kalojë pa vëmendje.

Policia njofton se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo