Përshtypja e një prindi pas stërvitjes së parë me trajnerin Hivzi Ahmeti ( erdhëm nga Londra për një javë pune pasi 2 javë është pushim )

Përshtypja e një prindi pas stërvitjes së parë me trajnerin Hivzi Ahmeti ( erdhëm nga Londra për një javë pune pasi 2 javë është pushim )

Sot pata mundësinë të shoh nga afër, për herë të parë, punën e trajnerit Hivzi Ahmeti me djalin tim dhe sinqerisht, mbeta i habitur nga ajo që pashë.

Mënyra se si ishte e strukturuar dhe e organizuar stërvitja e djalit tim më la pa fjalë. Metoda të tilla pune nuk i kam parë më parë, madje as në Angli dhe Skoci, ku kam pasur mundësi të vizitoj shumë klube dhe akademi futbolli.

Kam rreth 10 vite që vij dhe shoh futboll e akademi në Kosovë, por ajo që pashë sot ishte diçka krejt tjetër. Nuk e kam pritur që këtu të shoh një sistem pune kaq të detajuar, profesional dhe të fokusuar në zhvillimin individual të futbollistit.

Më bëri përshtypje mënyra se si ishte planifikuar çdo ushtrim, serioziteti në punë dhe sidomos intensiteti i stërvitjes. Por ajo që më befasoi më së shumti ishte se si brenda një seance punohej në mënyrë konkrete për zhvillimin e shkathtësive të djalit tim.

Si prind, është kënaqësi e madhe të shohësh që fëmija yt nuk është aty vetëm për të stërvitur, por për të mësuar, për t’u përmirësuar dhe për t’u sfiduar në çdo moment.

Sot kuptova se pas një stërvitjeje të mirë nuk qëndron vetëm lodhja fizike, por një sistem i menduar mirë, ku çdo detaj ka rëndësi dhe ku synimi është zhvillimi i futbollistit.

Ishte vetëm stërvitja e parë, por më la një përshtypje të jashtëzakonshme.

Me padurim pres edhe stërvitjen e radhës, për të parë dhe përjetuar nga afër edhe më shumë nga puna dhe metodat e trajnerit Hivzi Ahmeti.

Respekt për punën dhe përkushtimin! 👏⚽

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo