
Pas vëmendjes së shtuar politike dhe deklaratave të fundit se po zhvillohen bisedime se do t’i bashkohen VLEN-it, dy figurat kyçe të ASH-së e Valbon Limani dhe Isen Shabani, është paraqitur më në fund publikisht përmes një postimi në Facebook, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani
“Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht!”, ka shkruar shkurt Limani, në një mesazh që përcjell një ton të qetë, por njëkohësisht të vendosur dhe krenar për qasjen e tij ndaj situatës dhe përgjegjësive që mban në drejtimin e komunës.
Reagimi i Limanit vjen në një moment kur skena politike është përqendruar te zhvillimet e fundit dhe veçanërisht te deklaratat e kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, i cili ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar bisedime dhe se në ditët në vijim priten edhe hapa konkretë, shkruan TS.
Në pritje të një deklarate të drejtpërdrejtë nga kryetari i Gostivarit, gazetari i portalit TetovaSot, Nevrij Ademi, ka qëndruar që nga orët e mëngjesit para Komunës së Gostivarit, me qëllim që të marrë një përgjigje të qartë nga vetë Limani lidhur me zhvillimet e fundit.
Megjithatë, deri tani, Limani ka zgjedhur të komunikojë vetëm përmes rrjeteve sociale, duke lënë të hapura pikëpyetjet se çfarë hapash konkretë mund të pasojnë në ditët në vijim.
Postimi i shkurtër i tij, “Qetësisht, vendosmërisht, krenarisht!”, tashmë po shihet edhe si një sinjal politik në një periudhë kur priten zhvillime të reja në Gostivar./TS