OKB-ja ngre alarmin për Gazën: Sulmet po marrin jetë civilësh





Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka shprehur shqetësim të madh për vazhdimin e sulmeve izraelite në zonat e populluara të Rripit të Gazës, duke paralajmëruar për pasojat e rënda ndaj civilëve.

Zëvendëszëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq, tha se organizata po përsërit thirrjen për mbrojtjen e civilëve dhe infrastrukturës civile, përfshirë punonjësit humanitarë dhe furnizimet. Sipas të dhënave të UNICEF-it të cituara prej tij, nëntë fëmijë janë vrarë ose kanë humbur jetën nga plagët gjatë javës së fundit.

Mes viktimave janë dy motra, gjashtë dhe 12 vjeç, ndërsa katër fëmijë të tjerë, nga tre deri në 14 vjeç, kanë humbur gjithashtu jetën. Nga sulmet është vrarë edhe një grua shtatzënë, së bashku me foshnjën e saj të palindur, ndërsa të paktën 13 fëmijë të tjerë janë plagosur.

OKB-ja raportoi se gjatë fundjavës janë regjistruar sulme në zona të ndryshme të Gazës, veçanërisht në pjesët në perëndim të “Linjës së Verdhë”. Sipas raportimeve, janë përdorur sulme ajrore, artileri, zjarr nga deti dhe armë zjarri.

Sipas shifrave të cituara në raportim, që prej 8 tetorit 2023 në Gaza janë vrarë më shumë se 73 mijë palestinezë dhe mbi 174 mijë të tjerë janë plagosur, ndërsa rreth 90 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo