Nuk kam çfarë t’i shtoj asaj që tashmë u tha nga folësit paraprakë. Mund vetëm të uroj që në periudhën që vjen të realizojmë edhe shumë projekte të këtilla.
Jam i bindur se do t’i realizojmë, sepse këtu në Gjevgjeli, sikurse edhe në mbarë Maqedoninë, kemi pushtet vendor ambicioz, pavarësisht përkatësisë partiake. Ne, si Qeveri, i mbështesim komunat kudo, në të gjithë vendin.
Deri më tani, si Qeveri kemi ndarë rreth gjysmë miliard euro për më shumë se 1.200 projekte, të cilat janë përfunduar, janë në përfundim e sipër ose që kanë filluar. Ka mbetur edhe një pjesë e vogël dhe do të përfundojnë.
Prandaj, pres që deri në fund të vitit të përfundojë ky projekt nga mjetet e decentralizuara, përkatësisht nga Buxheti Qendror për komunat, ndërsa që vitin e ardhshëm të mendojmë për mjete të reja që do t’i ndajmë për komunat, për realizimin e investimeve kapitale që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
E shfrytëzoj këtë rast për ta përgëzuar kryetarin e komunës për punën impresionuese që po bën, për t’i falënderuar këshilltarët e Këshillit që e mbështesin punën e tij, administratën, pa të cilën këto projekte do të ishte e pamundur të realizoheshin, deputeten nga Gjevgjelia, e cila angazhohet për sa më shumë projekte për Gjevgjelinë dhe, natyrisht, edhe për këtë pjesë të Maqedonisë, kolegët nga Qeveria, ministrin e Kulturës dhe Turizmit, zëvendëskryeministrin dhe ministër i Transportit, ish-ministrin e Kulturës dhe Turizmit, tani koordinator kombëtar, si dhe të gjitha institucionet që morën pjesë në realizimin e këtij projekti dhe të këtyre projekteve, sepse pa punë ekipore realizimi i projekteve të këtilla është i pamundur.
Edhe një herë, na qoftë me fat dhe u shtofshin projektet e këtilla.


