Enti për Punë Hidrometeorologjike ka shpallur alarm meteorologjik portokalli për temperatura të larta në të gjithë territorin e shtetit.
Moti nesër para dreke do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me temperatura maksimale ditore nga 30 deri në 36 gradë Celsius.
Në orët e pasdites pritet paqëndrueshmëri e shoqëruar me erë të forcuar, shi intensiv, bubullima dhe kushte për breshër. Lokalisht proceset do të jenë në formë stuhie me erë të fortë, shi të dendur dhe breshër.
Kushte pothuajse të njëjta priten edhe pasnesër. Para dreke do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, ndërsa pasdite përsëri do të ketë paqëndrueshmëri me erë të forcuar, shi intensiv, bubullima dhe kushte për stuhi lokale me breshër.
Deri në fillim të javës së ardhshme moti do të stabilizohet: me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të vogla deri të mesme.
Të enjten dhe të premten do të fryjë erë e forcuar deri e fortë, kryesisht nga drejtimi verior.