Rrugët, ujësjellësit, kanalizimet, shkollat dhe terrenet sportive nuk kanë përkatësi partiake. Ato u duhen qytetarëve, pavarësisht se për kë kanë votuar dhe kush e drejton komunën e tyre.
Pikërisht mbi këtë parim, në të gjitha komunat e vendit po realizohen rreth 1.200 projekte me mbështetje financiare nga Qeveria. Bëhet fjalë për investime prej miliarda denarësh në rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla, sport, kulturë, mjedis dhe mbrojtje sociale.
Vetëm përmes dikasterit të transportit po realizohen 814 projekte me vlerë mbi 11 miliardë denarë. Prej tyre, 382 tashmë kanë përfunduar, ndërsa 432 të tjera janë në realizim.
Në fushën e mjedisit po realizohen 183 projekte me vlerë mbi tre miliardë denarë. Janë miratuar edhe 55 projekte për shkolla dhe objekte arsimore, 36 projekte sportive, 18 projekte kulturore dhe 10 projekte në fushën e mbrojtjes sociale.
Por, për qytetarët, më shumë se shifrat ka rëndësi ajo që shihet në terren.
Këto investime po realizohen edhe në komunat e drejtuara nga VLEN-i, në Tetovë, Çair, Dibër, Bogovinë, Zhelinë, Tearcë, Saraj, Haraçinë, Dollnen dhe Strugë.
Në Tetovë janë siguruar mbi shtatë milionë euro për realizimin e 29 projekteve infrastrukturore.
Në Çair, me mbi 100 milionë denarë po rindërtohet rrjeti i ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në lagjen Dizhon, duke përfshirë 16 rrugë.
Në Haraçinë po realizohen projekte infrastrukturore me vlerë mbi 110 milionë denarë.
Në Bogovinë po mbështeten tri projekte me rreth 60 milionë denarë për mbrojtjen nga ujërat atmosferike dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve në Pirok, Pallçisht të Poshtëm dhe Kamjan.
Në Dibër financohen 26 projekte. Vetëm bulevardi në lagjen “Venec 2”, i cili po ndërtohet, ka vlerë rreth 530 mijë euro dhe përfshin rrugë me dy drejtime, kanalizim, trotuare, shteg për biçikleta dhe gjelbërim.
Në Zhelinë ka përfunduar rruga Debërcë–Çiflik, të cilën banorët e kanë pritur për më shumë se tri dekada. Projekte të tjera po realizohen edhe në Tearcë, Saraj dhe Dollnen.
Por investimet nuk përfundojnë te komunat që drejtohen nga VLEN-i. Investohet gjithandej, pa bërë dallime. Kështu duhet të funksionojë shteti.
Të nderuar,
Në fund të fundit, një shtet është i zhvilluar aq sa janë të zhvilluara komunat e tij. Pikërisht për këtë, decentralizimi, si një nga shtyllat themelore të Marrëveshjes së Ohrit, mbetet prioritet i VLEN-it, ndërsa ky cikël investimesh është një hap drejt avancimit të tij.
Ky është standardi që po vendosim dhe nga ky standard nuk do të zmbrapsemi.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Dita e 8-të e protestës, studentët dhe pedagogët mblidhen para Kryeministrisë. Refuzohet ftesa e Ramës për dialog
- LSDM: 33% e punëtorëve në Maqedoni marrin paga nën nivelin e varfërisë
- „ BOZHINOVSKA: MBËSHTETJA PËR STABILITETIN E TREGUT TË KARBURANTEVE VAZHDON “
- Mbi 14 milionë euro dëme nga kontratat kolektive, Komuna e Gjakovës kërkon kompensim
- VLEN: Për herë të parë, biblioteka e Tetovës merr status universitar
- Rama: Ky gur ndan anët e historisë dhe tregon ku mbaron e drejta e protestës, kthehet në armë
- Dhunë në familje në Tetovë, arrestohet 37-vjeçari pasi dyshohet se rrahu bashkëshorten
- Sulejmani: Biblioteka e Tetovës, shndërrohet në Bibliotekë Universitare
- “Është një luftë hibride”, Rama bën bilancin: Rreth 200 efektivë të lënduar dhe vetëm 80 protestues
- Rama nxjerr karriget jashtë Kryeministrisë për protestuesit me mbishkrimin: Dialog!