LSDM: Tetë viktima nga Ethet e Nilit Perëndimor dhe dy javë pa raport të ujit në Gostivar





LSDM akuzoi qeverinë për reagim të vonuar, kaos institucional dhe papërgjegjësi në përballjen me ethet e Nilit Perëndimor dhe krizën shëndetësore në Gostivar.

“Tetë viktima të ethes së Nilit Perëndimor dhe tetë javë pa një raport për ujin në Gostivar.

Dy kriza shëndetësore, i njëjti model sjelljeje i qeverisë Mickoski dhe Klekovski: reagim i vonuar, kaos institucional, heshtje dhe mungesë përgjegjësie”, thonë nga LSDM.

Nga atje thonë se ka paralajmëruar prej javësh se qeveria ka vonuar në parandalimin e etheve të Nilit Perëndimor, spërkatjen kundër mushkonjave, masat sistematike dhe mbrojtjen në kohë të qytetarëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo