Kurti: Në Apel, do të bëjmë gjithçka për ish-krerët e UÇK-së





Në mbledhjen e tretë të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të bëhet gjithçka për ish-krerët e UÇK-së në Apel, raporton Klan Kosova.

“Si kryeministër, do të bëjmë gjithçka dijmë e mundemi, bashkë me kolegët nga Qeveria e jo vetëm, për korrigjimin e këtij Aktgjykimi kur të vijë Apeli e drejtë tij”, tha Kurti.

“Në Nju Jork unë shpreha shqetësimin e thellë për aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, i cili është i padrejtë juridikisht e moralisht, dhe i pasaktë historikisht e faktikisht. Është e rëndësishme të dallojmë atë që është thënë e pretenduar, nga ajo që është provuar dhe vendosur nga Gjykata. Procesi nuk ka përfunduar dhe presim që në Apel të adresohen padrëjtësitë dhë mangësitë e këtij aktgjykimi”, u shpreh Kurti.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime me krerët e PDK-së, Bedri Hamzën, si dhe atë të LDK-së, Lumir Abixhikun, rreth veprimeve të ardhshme për aktgjykimin e Hagës.

Ai bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes partive politike.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo