Hamza për verdiktin e Speciales: Sipas tyre edhe nënat që dhanë bukë për UÇK-në janë “pjesë e ndërmarrjes së përbashkët kriminale”
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Hamza tha se sipas verdikit të Gjykatës Speciale edhe nënat që kanë dhënë bukë për ushtarët e UÇK-së “kanë qenë pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.
“UÇK-ja nuk është një krijesë që lindi aty për aty, e ka një parahistori, populli shqiptar ka vuajtur me dekada”.
“Sipas këtij verdikti po delë që ato nana tona që kanë dhënë bukë për ushtarë të UÇK-së janë pjesë e një ndërmarrje të përbashkët kriminale”, ka thënë ai.