Gostivar: Arrestohet 55-vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht dhe seksualisht partneren





Më 5 shtator 2026, në orën 07:30, nëpunës policorë të NJPB Gostivar kanë privuar nga liria A.S. (55) nga Gostivari.
Gostivar: Arrestohet 55-vjeçari, dyshohet se sulmoi fizikisht dhe seksualisht partneren
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi është bërë pas denoncimit të një gruaje 40-vjeçare nga Gostivari, të bërë më 4 shtator 2026, në orën 19:10.

Ajo ka denoncuar se gjatë natës ndërmjet 1 dhe 2 shtatorit, në banesën e saj në Gostivar, partneri i saj jashtëmartesor, A.S., dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe ka kryer sulm seksual ndaj saj.

Nga policia bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 55-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo