GODITJE NË GALIÇNIK/ Policia kap pesë persona me drogë, konfiskohen marihuanë, kokainë dhe kërpudha halucinogjene
Një aksion i gjerë antidrogë i realizuar nga policia në zonën e Galiçnikut ka përfunduar me arrestimin e pesë personave dhe konfiskimin e llojeve të ndryshme të narkotikëve, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, më 4 shtator, në periudhën nga ora 19:20 deri në 20:45, në vendin e quajtur “Stopançe”, zyrtarët e DPB Gostivar dhe SP Mavrovë arrestuan A.J. (32), M.M. (38), K.S. (45), V.V. (44) nga Shkupi dhe R.T. (38) nga Kumanova.
Gjatë kontrollit në çadrat ku qëndronin të dyshuarit u sekuestruan marihuanë, lëndë të bardha pluhur dhe në formë kokrrash, kërpudha halucinogjene dhe tableta. Të arrestuarit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të ngrihen kallëzimet përkatëse, raporton Tetovasot