E mori me dhunë bashkëshorten në pyll, e lidhi për një pemë dhe e rrahu me objekt të fortë





Dhunë të tmerrshme ka pësuar një e re nga Shkupi nga bashkëshorti i saj, i cili e çoi në pyll, e lidhi për një pemë dhe e rrahu me një objekt të fortë. Policia e arrestoi dhunuesin natën e kaluar pas kallëzimit të gruas, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.**

“Më 01.09.2026, në orën 20:40, në Shkup, punonjësit e policisë së SVR Shkupit e privuan nga liria Lj.F.D. (27 vjeç) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi të mëparshëm të gruas së tij 21-vjeçare se në shtëpinë familjare e kishte sulmuar fizikisht, e më pas e kishte çuar në një zonë pyjore në rrethin e Shkupit, ku e kishte lidhur për një pemë dhe e kishte sulmuar me një objekt të fortë”, njoftoi MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzimi përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo