Droni amerikan MQ-9 “rrëzohet” në Iranin qendror





Një dron amerikan i tipit MQ-9 është rrëzuar në hapësirën ajrore mbi qytetin Khomein, në provincën Markazi në Iranin qendror, transmeton Anadolu.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim njoftoi se droni u rrëzua nga sistemet iraniane të mbrojtjes, por nuk dha detaje të tjera.

Raportimi erdhi pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kishin filluar goditjet ndaj objektivave të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran.

Tensionet mes Teheranit dhe Washingtonit kanë mbetur të larta që nga fillimi i luftës me goditjet ndaj Iranit në fund të shkurtit.

Një marrëveshje kornizë u nënshkrua në qershor me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe Katarit.

SHBA-ja nisi në korrik një fushatë bombardimesh dyjavore dhe rivendosi një bllokadë detare pas mosmarrëveshjeve lidhur me lundrimin në ngushticë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo