DHUNË NË FAMILJE DHE 1.85 PROMILË ALKOOL/ Tetovasot raporton: Arrestohet 51-vjeçari në rajonin e Tetovës





Tetovasot raporton se policia ka arrestuar një 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij të mitur.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 1.85 promilë alkool në gjak, ndërsa është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj zyrtarëve policorë, duke refuzuar urdhrat e tyre.

Tetovasot raporton se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo