Çairi investon në shëndetin e fëmijëve: Nënshkruhet Memorandumi me Universitetin “Nënë Tereza”

Çairi investon në shëndetin e fëmijëve: Nënshkruhet Memorandumi me Universitetin “Nënë Tereza”

“Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Universitetit “Nënë Tereza”, duke bashkuar dijen profesionale dhe përgjegjësinë institucionale rreth një prej gjërave më të rëndësishme, që është shëndeti dhe zhvillimi i fëmijëve tanë.
Në kuadër të platformës “Çairi në ritmin e shëndetit”, në shkollat tona do të organizohen ligjërata dhe aktivitete profesionale, ku fëmijët do të mësojnë për qëndrimin e drejtë, mbajtjen e duhur të çantës shkollore dhe rëndësinë e aktivitetit fizik.
Duam që kujdesi të nisë para se të shfaqet problemi. Që fëmijët, krahas dijes që marrin në bankat shkollore, të mësojnë edhe si të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre gjatë rritjes.
Sepse investimi më i mirë në shëndet është ai që bëhet në kohë” ka shkruar Izet Mexhiti

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo