Avokati i Popullit hapi lëndë për shuarjen e paraleles shqipe në “Penko”





Pas mbylljes së paraleles së pestë në gjuhën shqipe në Shkollën Fillore të Butelit, Petar Zdravkovski Penko, Avokati i Popullit me vetiniciativë ka hapur lëndë. Shërbimet e Avokatit të Popullit kanë kërkuar që Inspektorati Shtetëror i Arsimit të kryejë inspektim, ndërsa kanë kërkuar të dhëna edhe nga Ministria e Arsimit, por edhe nga Komuna e Butelit.

Nga zyra e Avokatit të Popullit theksojnë që presin që gjatë javës së ardhshme t’i marrin përgjigjet nga institucionet dhe pastaj do të verifikojnë nëse janë cenuar të drejtat e nxënësve për regjistrim në Penko.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo