Automjeti përfshihet nga flakët, shoferi gjendet i pajetë





Tetovasot raporton se një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër–Kërçovë, ku një automjet “Hyundai Getz” pasi goditi disa qen endacakë, doli nga rruga, u përplas me mbrojtëset metalike dhe u përfshi nga zjarri.

Brenda automjetit u gjet trupi i pajetë i shoferit, identiteti i të cilit po përcaktohet përmes obduksionit. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo