Arsenali ka kaluar në 1/8 e finales së Carabao Cup.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka kaluar në fazën tjetër të Carabao Cup, në 1/8 e finales, pasi e mposhti Ipswich Townin.
Arsenali fitoi 4-2 në udhëtim në stadiumin “Portman Road”, në një ndeshje ku shkëlqeu Max Dowman.
I riu 16-vjeçar shënoi dy gola dhe dhuroi një asistim në fitoren e Arsenalit.
Doëman e hapi serinë e golave në minutën e shtatë, pasi u asistua nga Eberechi Eze.
Në minutën e 16-të, Noni Madueke e shënoi golin e dytë.
Epërsinë e trefishoi Dowman përsëri, në minutën e 47-të, pas asistimit nga Martin Zubimendit.
Në minutën e 58-të, Mikel Merino shënoi për 4-0.
Anis Mehmeti, sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë shënoi në këtë përballje, kur e zbuti epërsinë e “Gunners” në 4-1.
Ai shënoi në minutën e 62-të, derisa Ipsëichi e gjeti edhe golin e dytë në minutën e 91-të, kur Chuba Akpom shënoi për 4-2.
Arsenali kaloi në 1/8 e finales dhe kështu do të vazhdojë luftën në katër fronte.