Armëpushimi 3-ditor me Moskën/ Zelensky: Ukraina do ta respektojë, presim të njëjtën nga Rusia





Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Ukraina do ta respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Rusia, në një zhvillim që vjen në mes të përpjekjeve të reja diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

Zelensky bëri të ditur se Ukraina është gati të ndalojë sulmet ndaj Moskës deri të hënën, ndërsa kërkoi që edhe pala ruse të veprojë në të njëjtën mënyrë.

Vendimi vjen në të njëjtën kohë me misionin diplomatik të të dërguarve të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner. Dy përfaqësuesit amerikanë kanë mbërritur në Moskë dhe pritet të udhëtojnë drejt Kievit për takime me autoritetet ukrainase.

Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina është gati për bisedime dhe po pret mbërritjen e Witkoff dhe Kushner. Ai ka kërkuar që armëpushimi të jetë reciprok, në mënyrë që vizita diplomatike të zhvillohet pa sulme.

Nga ana tjetër, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar një pauzë 72-orëshe të sulmeve ndaj Kievit, e lidhur me vizitën e të dërguarve amerikanë dhe përpjekjet për të rifilluar negociatat e paqes.

Armëpushimi mbetet i përkohshëm dhe nuk nënkupton një marrëveshje paqeje mes Moskës dhe Kievit. Luftimet dhe sulmet kanë vazhduar edhe gjatë përpjekjeve të mëparshme për ndalime të përkohshme të zjarrit.

Tani vëmendja është te takimet e të dërguarve amerikanë me Vladimir Putinin dhe më pas me Volodymyr Zelenskyn, ndërsa administrata Trump kërkon të hapë një rrugë të re drejt një marrëveshjeje për përfundimin e luftës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo