Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, ka paralajmëruar se Rusia mund të paraqesë kërcënim edhe për vendet anëtare të Aleancës, duke thënë se deklaratat e fundit të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk japin shumë arsye për optimizëm.
Whitaker deklaroi se Ukraina duhet të ketë kapacitetet e nevojshme për t’u mbrojtur për aq kohë sa është e nevojshme, deri në përfundimin e luftës.
I pyetur nëse Rusia mund ta sulmojë NATO-n, ambasadori amerikan tha se rreziku në afat të shkurtër mbetet i ulët, pasi forcat ruse vazhdojnë të jenë të angazhuara në luftën në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.
🇺🇸 U.S. Ambassador to NATO warns: Putin could go beyond Ukraine
Matthew Whitaker said the Russian dictator’s latest statements leave no room for optimism. According to him, Ukraine must be able to defend itself for as long as it takes until the war can be brought to an end.… pic.twitter.com/OV97Fx1YZt
— NEXTA (@nexta_tv) September 3, 2026
Megjithatë, ai theksoi se një skenar i tillë nuk mund të përjashtohet plotësisht.
Pushtimi rus i Ukrainës dhe aneksimi i mëhershëm i Krimesë na bëjnë të besojmë se Rusia mund të jetë e paparashikueshme dhe mund të jetë e gatshme të ndërmarrë veprime kundër një vendi të NATO-s”, tha Whitaker.
Paralajmërimi vjen në kohën kur aleatët perëndimorë po diskutojnë për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe rritjen e sigurisë në Evropë.
Sipas vlerësimit amerikan, përfundimi i luftës në Ukrainë mbetet një faktor kyç për uljen e rrezikut të përshkallëzimit dhe për të parandaluar zgjerimin e konfliktit përtej territorit ukrainas.