A mund të gjykohen ish-krerët e UÇK-së në Kosovë?

A mund të gjykohen ish-krerët e UÇK-së në Kosovë?

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja për fatin juridik të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit po zhvendoset nga salla e gjyqit në Hagë drejt institucioneve të Kosovës.

PDK-ja po kërkon që qëndrimi politik i Kuvendit të mos mbetet vetëm në nivel deklaratash, por të pasohet me ndërhyrje konkrete në ligj.

Një ditë pasi Kuvendi miratoi me 99 vota deklaratën për qëndrimin institucional ndaj zhvillimeve në Hagë, Partia Demokratike e Kosovës i kërkoi Qeverisë që të procedojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Por, një prej ideve kryesore të hedhura në tryezë nga PDK-ja – krijimi i një shkalle të tretë të gjykimit në Kosovë për rastet e Dhomave të Specializuara – përballet me një pengesë themelore: atë juridike.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se synimi është që pas përfundimit të procedurave në Hagë të krijohet mundësia që vendimet të shqyrtohen edhe në Kosovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo