Zjarri në masivin pyjor të Krujës, rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri





Mëngjesin e sotëm ka nisur operacioni për shuarjen e zjarrit në zonën e Krastës, ku flakët shpërthyen ditën e djeshme në një zonë me pyje me pisha.

Gjatë natës, për shuarjen e zjarrit kanë punuar zjarrfikësit e Krujës, ndërsa sot operacionit i është shtuar edhe ndërhyrja nga ajri, shkruan abcnewsal.

Në operacion janë angazhuar gjithashtu edhe forcat e ushtrisë, ndërsa ekipet në terren po punojnë për lokalizimin e plotë të vatrës së zjarrit.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo