Zjarret në jug të Francës kanë zbuluar një depo prej 400 predhash dhe municionesh historike në fshatin Le Porge, sipas autoriteteve lokale.
Shpërthimet gjatë zjarreve, që fillimisht mendoheshin se ishin cilindra gazi që shpërthenin, mund të kenë qenë eksplozivë të Luftës së Dytë Botërore të shpërthyer nga nxehtësia, tha komandanti lokal i zjarrfikësve për mediat lokale.
Më shumë se 100 shpërthime u dëgjuan natën e dytë të zjarrit, tha kryebashkiaku Martial Zaninetti për agjencinë franceze të lajmeve France Info, duke e krahasuar atë me “tingullin e luftës”.
Operacionet e çminimit tani kanë bërë që shumica e banorëve të kthehen në shtëpitë e tyre, megjithatë kryebashkiaku ka thënë se zona të caktuara janë ende të ndaluara. Më shumë se 180 shtëpi në zonë u shkatërruan nga zjarri.
“Kishte depo municionesh të varrosura në tokë brenda komunës sonë, por ne nuk e dinim, dhe ato shpërthyen”, tha Zaninetti për France Info.