Tetovasot – Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë.
Flakët përfshinë një objekt ndihmës në pronësi të N.N. (38), por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Sipas policisë, zjarri u shua nga vetë pronari para mbërritjes së zjarrfikësve. Tetovasot mëson se policia ka kryer këqyrjen dhe po heton shkaqet e zjarrit.