Zjarr në Kisella Vodë, një person përfundon në spital pas thithjes së tymit





Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke shkaktuar dëme materiale dhe një të lënduar.

Sipas MPB-së, zjarri ka përfshirë gardhin e gjelbër të një shtëpie, ndërsa është dëmtuar edhe një veturë “Audi” me targa të Shkupit.

Flakët janë shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa M.D. (41) ka pësuar pasoja nga thithja e tymit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor.

Rasti po hetohet nga policia. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo