Zjarr në bar të thatë dhe shtëpi vikendi në Pallaticë





Më 09.08.2026 në orën 00:10 në SPB Tetovë, F.S. nga fshati Pallaticë e Tetovës, ka denoncuar se ka shpërthyer një zjarr në bar të thatë në arat e fshatit Pallaticë. Zjarri është zgjeruar dhe ka përfshirë një shtëpi vikendi, pronë e I.S. nga po i njëjti fshat. Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, zjarri është fikur. Këqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo