Zelensky i bën apel Trumpit: Na shisni 5% të raketave Patriot, do ta kalojmë dimrin me 10% ndalim raketat ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump më shumë raketa interceptuese Patriot, duke e lidhur forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës me aftësinë e vendit për të përballuar sulmet ruse gjatë dimrit.

Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se SHBA mund t’i shesë Ukrainës një pjesë të rezervave të saj të raketave Patriot. Sipas tij, 5% e arsenalit amerikan do t’i mjaftonin Ukrainës për të përballuar dimrin dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa me 10% do të mund të përballoheshin raketat balistike ruse.

“Na shisni 5% dhe do ta kalojmë dimrin duke shpëtuar jetë. Nëse mund të na shisni 10%, do të shkatërrojmë të gjitha raketat balistike të rusëve”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se gjatë këtij viti Ukraina ka pasur dy herë e gjysmë më pak raketa interceptuese krahasuar me vitin 2025, ndërsa Rusia ka rritur sulmet me raketa balistike.

Sipas Zelenskyt, Ukraina përballet pothuajse çdo natë me sulme ajrore, ndërsa disa herë gjatë muajit ndodhin sulme masive.

Izraeli paralajmëron prani të zgjatur në Liban/ Katz: Nuk tërhiqemi pa ça*matimin e Hezbollahut
Kievi ka zhvilluar prej muajsh bisedime me aleatët për sigurimin e raketave Patriot, por sipas presidentit ukrainas ende nuk ka marrë përgjigjen që kërkon. Ai shtoi se disa prej përpjekjeve për sigurimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore mbeten konfidenciale.

Në intervistë, Zelensky foli edhe për negociatat për paqen. Ai akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se nuk ka interes për t’i dhënë fund luftës dhe përsëriti se Ukraina nuk do të pranojë të heqë dorë nga territoret që kontrollon ende në Donbas.

Presidenti ukrainas kërkoi gjithashtu garanci të forta sigurie nga aleatët si pjesë e çdo marrëveshjeje të ardhshme për përfundimin e luftës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo