Vuçiq vazhdon me deklaratat për devijimin e Ibrit, thotë se do të angazhojnë edhe ekspertë ndërkombëtarë





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sërish për synimet e tij skandaloze për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër, duke e përmendur këtë çështje për herë të katërt brenda tri ditësh.

Kësaj radhe, ai ka thënë se në shqyrtimin e kësaj ideje mund të përfshihen edhe “ekspertë ndërkombëtarë”, krahas një komisioni apo grupi pune që do të analizonte dokumentet dhe mundësitë për realizimin e saj.

Vuçiq ka folur për këtë çështje gjatë një vizite në Ivanjicë, ku është pyetur nga gazetarët për reagimet pas deklaratave të tij lidhur me Ibrin dhe Kosovën, ka raportuar Kossev.

Ai ka thënë se për këtë temë ekzistojnë “interpretime të panumërta” dhe se çështja, sipas tij, duhet t’u lihet ekspertëve.

“Formojmë komision, grup pune, pastaj t’i shohim të gjitha, dokumentet e kështu me radhë”, ka thënë Vuçiq.

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta në Kosovë, nga Tirana zyrtare, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo