A e dini se Izet Mexhiti është një nga politikanët më të inkriminuar në historinë e Maqedonisë?
A e dini se Izet Mexhiti, personalisht dhe drejtpërdrejt, është përgjegjës për shkatërrimin dhe getoizimin e një komune të tërë urbane të Shkupit?
A e dini se Izet Mexhiti është sinonim i nepotizmit, pasi të gjithë anëtarët e familjes së tij të ngushtë dhe rrethit të tij kanë qenë dhe janë në funksione të larta shtetërore?
A e dini se Izet Mexhiti e ka “privatizuar” Universitetin “Nënë Tereza”?
A e dini se ndaj Izet Mexhitit janë ngritur disa kallëzime serioze penale për dëme që tejkalojnë 252 milionë euro?
A e dini se të gjitha strukturat radikale dhe kriminale në Çair janë nën mbrojtjen e tij?
A e dini se edhe “Toplifikacija Sever” është privatizuar nga njerëzit e tij?
A e dini se në “bombat” me materialet e përgjuara, Izet Mexhiti është i vetmi për të cilin nuk është publikuar asnjë bisedë?
A e dini se Izet Mexhiti prej 24 vitesh merr pagë në denarë, ndërsa nuk e respekton flamurin e Maqedonisë?
E tani:
Cila është logjika që Artan Grubi, i cili ka qenë në funksione vetëm 4 vite, të mbahet në paraburgim tashmë mbi 6 muaj, më gjatë se kushdo tjetër nga pushteti i kaluar, ndërsa Izet Mexhiti, i cili prej 24 vitesh është në funksione në majën e piramidës, të jetë i lirë?