Policia ka vazhduar kontrollet intensive ndaj drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë pa leje drejtimi.
Në Prilep është arrestuar I.Q. (26), i cili drejtonte një “Audi” pa patentë shoferi.
Në Shkup është arrestuar T.K. (32), i cili drejtonte një “Fiat Punto” pa fituar të drejtën për drejtim.
Në Gjevgjeli është arrestuar B.S. (59), i cili drejtonte motoçikletë pa patentë, ndërsa mjeti është sekuestruar.
Në të gjitha rastet do të pasojnë kallëzime përkatëse, raporton Tetovasot.