Tre shoferë kapen pa të drejtë drejtimi, policia konfiskon automjetet





Policia ka proceduar tre drejtues automjetesh të cilët qarkullonin në kundërshtim me ligjin.

Në Shkup u arrestuan I.Xh. (34) dhe I.I. (33), të cilët drejtonin automjete pa patentë, ndërsa njëri prej tyre qarkullonte edhe me automjet të paregjistruar.

Në Veles u arrestua A.Z. (36), i cili drejtonte automjetin pavarësisht ndalimit për drejtimin e mjeteve të kategorisë B.

Në të tre rastet automjetet janë konfiskuar.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo