“The Odyssey” tejkaloi një miliard dollarë fitime në kinematë botërore brenda tri javësh





Filmi “The Odyssey” i Christopher Nolan ka kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në kinematë globale vetëm tre javë pas publikimit.

Filmi, në të cilin Matt Damon portretizon mbretin grek Odise, fitoi 429.65 milionë dollarë brenda vendit dhe 578.8 milionë dollarë ndërkombëtarisht, për një total prej 1.008 miliardë dollarësh.

Është filmi i parë i Nolan që nga filmi “Dark Knight Rises” i vitit 2012 që arrin këtë moment historik në biletari.

Në ditët në vijim, “The Odyssey” pritet të bëhet filmi i tij me fitimet më të larta të të gjitha kohërave, duke tejkaluar rekordet e mëparshme të mbajtura nga “Dark Knight Rises” me 1.08 miliardë dollarë dhe “Dark Knight” i vitit 2009 me 1.008 miliardë dollarë.

Suksesi i filmit konsiderohet i jashtëzakonshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se është një dramë pothuajse tre-orëshe e destinuar për një audiencë të rritur, e adaptuar nga një epikë pothuajse 3,000-vjeçare, duke e forcuar më tej statusin e Nolan si një nga regjisorët më të suksesshëm të brezit të tij.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo