Tetovarja në procedurë divorci denoncon bashkëshortin për përndjekje dhe kërcënime





Një 44-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar në polici se bashkëshorti i saj, me të cilin është në procedurë divorci, e ka përndjekur për një kohë të gjatë në vendin e punës dhe gjatë vizitave te prindërit, duke i kufizuar edhe lëvizjen. Ajo ka raportuar gjithashtu se pas ngritjes së padisë për divorc ka marrë mesazhe kërcënuese nga profile të rreme në rrjetet sociale. Policia po heton rastin. TetovaSot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo