Terror në familje në Tetovë, 32-vjeçari kërcënonte prindërit me thikë – arrestohet nga policia





Një rast i rëndë i dhunës në familje ka tronditur Tetovën. Tetovasot raporton se policia ka arrestuar V.M. (32), i cili dyshohet se për ditë me radhë terrorizonte prindërit e tij.

Sipas policisë, ai vazhdimisht i kërcënonte me mjet të mprehtë, ndërsa më 3 gusht, pasi nuk mori para nga familjarët, theu mobiliet dhe tentoi të sulmonte babanë 61-vjeçar me thikë.

Tetovasot mëson se i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo