Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar këtë pasdite në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut, në rajonin më të gjerë mes Tetovës dhe Gostivarit.
Sipas të dhënave të para nga aplikacionet për monitorimin e aktivitetit sizmik, lëkundja është regjistruar sot në orën 16:10, njofton TS.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në koordinatat 41.890° gjerësi veriore dhe 20.770° gjatësi lindore, në një zonë malore në perëndim të Tetovës dhe në veriperëndim të Gostivarit.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar si pasojë e lëkundjes.

