Studimi: Qentë mund ta nuhasin stresin te njerëzit





Qentë mund të dallojnë nëse një person është i stresuar vetëm përmes nuhatjes, ka treguar një studim nga Queen’s University Belfast.

Në hulumtim morën pjesë 36 persona dhe katër qen. Studiuesit morën mostra të djersës dhe frymëmarrjes së pjesëmarrësve para dhe pas një detyre matematikore që shkaktonte stres, transmeton Klankosova.tv.

Rezultatet ishin befasuese. Qentë identifikuan saktë mostrat e personave të stresuar në 675 nga 720 raste, ose rreth 94 për qind.

Sipas studiuesve, stresi shkakton ndryshime në përbërjen e substancave të avullueshme që çlirohen përmes frymëmarrjes dhe djersës. Këto ndryshime mund të dallohen nga nuhatja jashtëzakonisht e zhvilluar e qenve.

Hulumtuesit thonë se gjetjet mund të jenë të dobishme edhe për trajnimin e qenve që ndihmojnë persona me ankth apo çrregullime të stresit post-traumatik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo