Shkup: Policia arreston tre persona për drogë, mes tyre edhe një shtetas nga Gjermania





Tre persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë kontrolleve policore për posedim të narkotikëve.

Sipas MPB-së, janë arrestuar D.N. (46), E.A. (24) dhe M.E.Xh. (22), shtetas i Gjermanisë, pasi tek ata janë gjetur marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë.

Pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse. Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo