Shkëndija U17 marshon me autoritet, Vardari bie në Shkup – kuqezinjtë dërgojnë mesazh të qartë





Në fushën ku shumë skuadra e kanë të vështirë të dalin me pikë, Shkëndija U17 tregoi forcën dhe cilësinë e një ekipi që nuk njeh frikë. Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 1:3 ndaj Vardarit në transfertë, duke dhuruar një paraqitje që flet për potencialin e madh të kësaj gjenerate informon Tetovasot.
Me lojë të organizuar, ritëm të lartë dhe personalitet në çdo repart, Shkëndija kontrolloi sfidën dhe goditi në momentet vendimtare. Në qendër të suksesit ishte Totre, autor i dy golave, ndërsa Fisnik Amiti vulosi fitoren me golin e tretë, duke kurorëzuar një mbrëmje të madhe për kuqezinjtë.
Trajneri Taxhedin Kasami – Taki po ndërton një skuadër që luan me identitet, disiplinë dhe besim, ndërsa fitorja në Shkup është një dëshmi se puna e përditshme po jep frytet e saj.
Pas ndeshjes, Kasami deklaroi:
“Ky është një grup që punon me shumë përkushtim dhe meriton çdo sukses. Fitorja ndaj Vardarit ka peshën e saj, por ne mbetemi me këmbë në tokë. Objektivi ynë është të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje dhe të vazhdojmë me të njëjtin mentalitet fitues.”
Autori i dy golave, Totre, tha:
“Jam i lumtur që ndihmova ekipin me gola, por më e rëndësishmja është fitorja e Shkëndijës. Kemi një grup të bashkuar dhe do të luftojmë në çdo ndeshje.”
Pas këtij triumfi të rëndësishëm, Shkëndija U17 tashmë e zhvendos fokusin te xhiroja e tretë e kampionatit, ku do të presë Pelisterin, me synimin për të vazhduar marshimin fitues dhe për të konfirmuar se ky ekip është ndërtuar për të qenë protagonist.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo