Moment historik për Shkëndijën e Haraçinës. Ekipi haraçinas arkëtoi pikët e plota për herë të parë këtë sezon, pasi në xhiron e tretë triumfoi 1:0 ndaj Tikveshit.
Golin e vetëm të përballjes e shënoi Marko Simonovski. Sulmuesi realizoi në minutën e 27-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin që u ruajt deri në vërshëllimën e fundit.
Kjo është fitorja e parë e Shkëndijës që prej paraqitjes së saj në Ligën e Parë, duke i dhënë një tjetër dimension debutimit në kampionatin elitar.
Ndërkohë, Sileksi nuk pati shumë probleme përballë Skopjes, duke marrë një fitore të sigurt me shifrat 3:0.
Java e tretë do të kompletohet nesër. Struga do të ketë përballë Vardarin, ndërsa Shkëndija do të kërkojë pikët ndaj Bregallnicës.