Sheval Baftiu nga Forumi Rinor i BDI-së ka reaguar lidhur me rastin e Artan Grubit, duke kërkuar drejtësi dhe duke kundërshtuar atë që e cilëson si “montime” dhe padrejtësi politike.
“Mjaft më me montime, mjaft me padrejtësi, mjaft me heshtje!”, ka shkruar Baftiu.
Ai e përshkruan Grubin si “një djalë, një trim, një shqiptar që luftoi për dinjitetin dhe të mirën e shqiptarëve”, duke theksuar se kërkesa e tyre është drejtësia.
Baftiu ka kërkuar që Grubi të mos gjykohet mbi bazën e, siç shprehet ai, “skenarëve politikë” dhe që emri i tij të mos njolloset pa u dëshmuar e vërteta.
“E vërteta duhet të dalë në dritë!”, shkruan Baftiu, ndërsa reagimin e tij e përmbyll me thirrjen: “Lironi Artan Grubin!”