Rreth njëzet zjarre të vogla në hapësirë të hapur, pjesa më e madhe janë shuar





Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe shefi i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, informoi se sot janë regjistruar rreth 20 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilave pjesa më e madhe janë shuar. Të tjerët janë vënë nën kontroll dhe pritet të shuhen gjatë ditës. Në fikjen e zjarreve sot nuk janë përfshirë aerotraktorët.

– Zjarri që ishte i dukshëm nga larg dhe shkaktoi një shqetësim të caktuar te qytetarët është zjarri në territorin e Komunës së Strugës. Konkretisht, kishim dy zjarre në hapësirë të hapur – njëri është shuar plotësisht, ndërsa i dyti është vënë nën kontroll të plotë. Pres që së shpejti edhe ai të shuhet. Gjatë ditës së sotme nuk kishte kërkesa për angazhimin e aerotraktorëve – deklaroi Angelov.

Lidhur me gjendjen e ujit në Gostivar, Angelov tha se nuk ka ndryshime, domethënë uji ende nuk është për pirje sepse në disa nga mostrat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ende ka baktere.

– Uji edhe më tej lejohet vetëm për përdorim teknik, por së shpejti presim që të shpallet i pastër. Hiperklorinimi vazhdon edhe më tej – tha Angelov.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo