Ronaldo dhe Georgina surprizojnë me dasmën intime, kjo është arsyeja pse zgjodhën shtëpinë





Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë zgjedhur një mënyrë krejtësisht private për ta kurorëzuar lidhjen e tyre, duke u martuar më 10 gusht në shtëpinë e tyre, të rrethuar vetëm nga fëmijët.

Në vend të një ceremonie madhështore, çifti vendosi që momentin e veçantë ta kalonte në një atmosferë familjare dhe larg vëmendjes së publikut.

Georgina ka treguar se dëshironte që fëmijët e tyre, edhe pas shumë vitesh, ta kujtonin momentin kur prindërit shkëmbyen betimet pikërisht në tryezën familjare.

Ajo ka pranuar se dikur kishte ëndërruar një dasmë si në përralla, me kështjellë dhe kurorë me diamante, por tani konsideron se luksi më i madh për familjen e tyre është privatësia.

Edhe data e martesës kishte një domethënie të veçantë, pasi 10 gushti përkonte me 10-vjetorin e takimit të parë të çiftit në një dyqan Gucci në Madrid.

Ronaldo dhe Georgina nuk e kanë përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të organizojnë edhe një festë më të madhe me miq dhe familjarë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo