Real Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë Endrickun të largohet këtë verë, pavarësisht interesimit të Liverpoolit.
Sipas Football Insider, klubi madrilen ka refuzuar mundësinë e transferimit të sulmuesit brazilian te Liverpooli, madje edhe në formë huazimi. Liverpooli kishte shfaqur interesim për 20-vjeçarin, por Real Madridi e konsideron atë pjesë të rëndësishme të planeve për sezonin e ri.
Vendimi lidhet edhe me largimin e Gonzalo Garcías, i cili u transferua te Fulhami gjatë kësaj vere. Në vend që të lejojë edhe Endrickun të largohet, drejtuesit madrilenë synojnë t’i japin brazilianit më shumë minuta nën drejtimin e José Mourinhos.
Endrick u rikthye në Madrid pas huazimit te Lyoni, ku pati paraqitje pozitive. Liverpooli, ndërkohë, duhet të kërkojë alternativa të tjera për repartin ofensiv, pasi Real Madridi nuk dëshiron të negociojë largimin e talentit brazilian.